AktualitetBota+Të fundit

Vizitorët në Romë, 2 euro për Shatërvanin e Trevit

Administrata e qytetit të Romës ka vendosur një tarifë hyrjeje prej dy eurosh për ata që duan të afrohen deri tek bordura e shatërvanit. Kjo masë synon të rregullojë fluksin e vizitorëve dhe të mbrojë këtë monument.

Shatërvani i Trevit mbushur me turistë
Dhjetëra-mijëra vetë vizitojnë çdo ditë Shatërvanin e Trevit për të bërë fotografi ose për të hedhur një monedhë në ujë.Fotografi: Andrew Medichini/AP Photo/picture alliance

Sipas autoriteteve të qytetit të Romës sistemi i ri synon të menaxhojë më mirë fluksin e vizitorëve në një nga atraksionet turistike më të njohura të kryeqytetit italian dhe të parandalojë tejmbushjen e zonës nga turistët. Administrata e qytetit deklaroi se përmes kësaj tarife synon “t’i kundërvihet tejmbushjes së zonës, të përmirësojë përvojen e vizitorëve dhe të mbrojë një nga monumentet më të dashura të qytetit”.

Itali Pamje nga Shatërvani i Trevit
Tradita e vizitorëve të Romës për të hedhur një monedhë duke shprehur një dëshirë nisi nga viti 1954 frymëzuar nga filmi “Three Coins in the Fountain”.Fotografi: Jakub Porzycki/NurPhoto/picture alliance

Nga kjo masë, e cila zbatohet për herë të parë, janë të përjashtuar banorët e Romës si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe personat që i shoqërojnë, si dhe fëmijët nën gjashtë vjeç.

Tejmbushje nga turistët

Administrata e qytetit të  Romës e kishte kufizuar numrin e vizitorëve të Shatërvanit të Trevi që rreth para një vit. Rreth shtërvatit lejohen të jenë njëkohësisht jo më shumë se 400 vetë.

Sipas të dhënave vitin e kaluar Shatërvanin e Trevit e vizituan më shumë se dhjetë milionë vizitorë. Në ditët e pikut kjo shifër shkonte deri në 70,000 vetë.

Disa turistë dhe kryetari i Bashkisë së Romës duke hedhur një monedhë në ujë tek Shatërvani i Trevit
Roberto Gualtieri, kryetari i Bashkisë së Romës hedh një monedhë duke shënuar fillimin e punimeve të restaurimit në vitin 2024Fotografi: Andrew Medichini/AP Photo/picture alliance

Tradita e vizitorëve të Romës për të hedhur një monedhë duke shprehur një dëshirë nisi nga viti 1954 frymëzuar nga filmi “Three Coins in the Fountain”./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com