Lamallari në interpelancë: Ilir Meta trajtohet si të gjithë të paraburgosurit e tjerë, barazi para ligjit!
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë interpelancës së kërkuar nga sekretari i përgjithshëm dhe deputeti i PL-së, Tedi Blushi iu përgjigj akuzave.
Ai tha se të gjithë të paraburgosurit duhet të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Mes të tjerash Lamallari tha se Meta trajtohet si çdo i paraburgosur, pasi të gjithë janë të barabartë sipas tij para ligjit.
Në fjalën e tij në foltore, Blushi u shpreh se burgjet dhe paraburgimi janë kthyer në vend të një institucioni rehabilitime, në një makineri dhune dhe terrori.
“Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetë dije, nga kthimi në institucion rehabilitimi, në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori institucional. Në këto institucione të denjë për republikat e bananeve, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që i keni shndërruar në skllevër”, u shpreh ai.

