AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi, interperlancë me ministrin e Drejtësisë

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, në orën 10:00. Në rendin e ditë parashikohet interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Gjithashtu do të shqyrtohen disa projektligje, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027.

Pritet shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, 2021-2027, projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027.

Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021-2027.

Në rendin e ditës është parashikuar që të diskutohet edhe projektligji në fushat e barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope, projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe projektligji parandalimit të konfliktit të interesave në funksionet publike.

Gjatë seancës do të diskutohet edhe projektvendimi i propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimin në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale.

Gjithashtu do të diskutohet dhe projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com