“Ju la Luli pa shkollë, jeni shpartalluar fare”, Balla për Territorialen: Presim deri në darkë të shohim çfarë…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se socialistët do të presin deri në darkë për një përgjigje në lidhje me pjesëmarrjen në mbledhjet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Sipas tij opozita është jo koherente me vendimet që merr, pasi ditën e djeshme deklaroi se tërhiqet nga bojkoti i mbledhjeve, vendim nga i cili duket se është tërhequr mëngjesin e sotëm, referuar edhe deklaratës së Luçiano Boçit në Kuvend.
Balla: Ç’thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Doli dje ky zotëria, që as nuk kuptohej pyeta Chat GPT, dhe tha u tërhoqëm nga bojkoti. Këtë haber na sollët dje. Sot jeni tërhequr.
Jeni aq kakofonikë sa për një çështje çoheni dy vetë. Jeni shpartalluar fare. Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit? Këtë e keni deri në darkë, kur vjen votimi për pikën 12. Nëse na thoni do të vijmë në mbledhje, ok, nuk bëhet mbledhja me 8 se është gjysma e 16 por juve ju la pa shkollë Luli.
Nëse keni ndërmend të vini na e thoni.
Boçi: Skam pasur dyshime për inteligjencën e personit parafolës, se e ka nën nivelin mesatar meqë përmend ChatGPT.
Ju tërheq vëmendjen kujdes me fjalën. Është zakoni juaj, por po të ishit të vëmendshëm, se ai fyeu. Mbledhja e komisionit thirret në konsultim. Nuk ka pasur konsultime dhe nuk dilni dot, ndaj keni nevojë për chat gdp, ndaj përdoreni. Neni në fjalë nuk flet për komisionin e posaçmen që t’i ndërroni këto komisionet sipas qejfit. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti që i marrim vendimet vetë, jemi autonomë. Ecin në bazë të rregullores dhe kushtetutës.
Fraksion.com

