AktualitetTë fundit

Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 netë

Policia do të bllokojë gjatë natës qarkullimin e automjeteve në aksin Librazhd-Korçë. Shkak janë punimet që do të kryhen në vendin ku të dielën pati një bllokim të rrugës si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor.

“Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor, nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, gjatë intervaleve kohore 22:00-05:00”, njoftoi policia.

Si alternativë kalimi për mjetet e vogla drejt Tiranës ose anasjelltas do të shërbejë aksi Maliq-Lozha-Moglicë-Gramsh.

Kujtojmë se për shkak të masivit shkëmbor që rrëshqiti në rrugë aksi në fjalë u bllokua për 8 orë të dielën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com