AktualitetKosovaTë fundit

Në dosjet Epstein, përmendet ish-presidentja Atifete Jahjaga – Çfarë shkruhet në email

Në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, përmendet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në vitin 2012 ushtronte funksionin e kreut të shtetit.

Sipas materialeve të bëra publike, bëhet fjalë për një email të dërguar nga një person i identifikuar vetëm si “Daniel”, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Në mesazh përmendet një takim i mundshëm në New York, në kuadër të aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara.

Në email thuhet se një princeshë nga Tajlanda do të ndodhej në New York së bashku me presidenten e Kosovës dhe shprehej interes për një takim, nëse koha do ta lejonte.


Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com