Hetojnë dosje të “nxehta”, shtohet siguria për Dumanin dhe Prençin
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka vendosur rritjen e masave të sigurisë për disa prej prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pasojë e çështjeve komplekse dhe me ndikim të madh publik që ata kanë trajtuar ndër vite. Vendimi përfshin edhe prokurorin Altin Dumani, ndaj të cilit do të vijojë mbrojtja e shtuar.
Kërkesa për shtimin e masave të sigurisë është paraqitur nga drejtuesi aktual i SPAK, Klodian Braho, duke vlerësuar situatën e krijuar nga presioni i shtuar dhe rreziqet e mundshme që lidhen me dosje të ndjeshme penale.
Përveç Altin Dumanit, Komisioni ka miratuar mbrojtje të zgjeruar edhe për disa prokurorë të tjerë të strukturës së posaçme. Mes tyre është edhe prokurori Dritan Prençi, i cili ka qenë i angazhuar në hetime të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Fraksion.com

