AktualitetBota+Të fundit

Dosja Epstein: Pas publikimit të fotove Starmer i bën thirrje Princit Andrew të dëshmojë para Kongresit Amerikan

Kryeministri britanik Keir Starmer ka shprehur se mendon që Princi Andrew duhet të shkojë të dëshmojë para Kongresit amerikan pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein që e thellojnë akoma më shumë përfshirjen e ish-Dukës së Yorkut me financierin amerikan.

Duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga Japonia, Kryeministri Britanik tha: “Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë në çdo formë që kërkohet.”

“Nuk mund të përqendrohesh te viktimat nëse nuk je i përgatitur ta bësh këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia. Sa i përket faktit nëse duhet të ketë një kërkimfalje, kjo është punë e Andrew”, shtoi ai.

Ashtu si me pjesën më të madhe të materialit të përfshirë në të ashtuquajturat “dosjet Epstein”, nuk specifikohet se kur dhe ku janë bërë fotot, as nuk jepet ndonjë shpjegim shtesë. Kujtohet se në një grup të mëparshëm dokumentesh, një foto e Princit Andrew në një rezidencë private, i rrethuar nga gra, kishte tërhequr tashmë kritika të ashpra ndaj pjesëtarit të familjes mbretërore.

Dokumentet e reja u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë,  cili njoftoi se ishin bërë deklasifikime të gjera, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe sigurimin e hetimeve aktive.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com