AktualitetTë fundit

Bllokimi i rrugës në Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës kalohen me barrela mbi masivin e dheut

Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vijojnë të bien në rrugë.

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë.

Shembja zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve, ndërsa trafiku është kilometrik në të dy anët.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm, me mijëra mjete kanë mbetur të bllokuara në trafik prej orësh.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com