AktualitetBota+Të fundit

Artefakte të Holokaustit i kthehen Aushvicit, pas reagimeve të ashpra ndaj daljes në ankand

Qindra artefakte të lidhura me Holokaustin, ankandi i të cilave i planifikuar në Gjermani dhe që shkaktoi zemërim ndërkombëtar, i janë dorëzuar fondacionit ”Aushvic-Birkenau”.

Sipas një deklarate të lëshuar nga fondacioni, 433 dokumente historike u transferuan zyrtarisht gjatë një ceremonie në parlamentin shtetëror të rajonit perëndimor të Rhein-Westfalisë Veriore të Gjermanisë.

”Koleksioni përfshinte kartolina kampesh, letra të shkruara nga autorët e krimeve dhe monedha të lëshuara nga kampet”, tha qeveria rajonale në një njoftim për shtyp.

“Jam mirënjohës që kemi gjetur një mënyrë për t’ua dorëzuar dokumentet arkivave të vendeve përkujtimore përkatëse. Përkujtimi në arkiva dhe muze ruan dinjitetin e viktimave dhe shërben për kërkime dhe edukim të mëtejshëm rreth proceseve çnjerëzore të persekutimit dhe shfarosjes nacionalsocialiste”, tha presidenti i parlamentit të landit, André Kuper.

Një shtëpi ankandi në Neuss, pranë Dusseldorfit, kishte planifikuar më parë një shitje të sendeve për në nëntor 2025, por e anuloi atë pas protestave ndërkombëtare.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit (IAC), letrat nga kampet e përqendrimit, kartat e indeksit të Gestapos dhe dokumente të tjera të autorëve të krimit do të nxirreshin në ankand.

Shumë sende përmbanin informacione personale dhe emrat e të prekurve.

Katalogu online online renditi gjithashtu një poster propagande antihebraike dhe një yll hebre nga kampi i përqendrimit Buchenwald.

Disa nga objektet janë marrë që atëherë nga një fondacion që drejton një muze të Holokaustit në qytetin portual izraelit të Haifës.

Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani e ka mirëpritur dorëzimin.

Zëvendëspresidenti Abraham Lehrer tha se ishte jetike për të mbijetuarit dhe për kujtimin e të vrarëve gjatë Holokaustit që dokumentet të përfundojnë në vendet dhe duart e duhura, ku mund të mbrohen dhe ruhen për brezat e ardhshëm.

Shtëpia e ankandeve më pas sqaroi se shumica e dokumenteve dhe objekteve ishin dorëzuar për ankand nga pasardhësit e viktimave.

Një pjesë tjetër vinte nga një koleksion privat kërkimor që do të shitej.

Megjithatë, shtëpia e ankandeve ths se ishte e vetëdijshme se mori vendimin e gabuar në vlerësimin e kërkesës për dërgesë dhe ndjen keqardhje nëse ka lënduar ndjenjat e të pikëlluarve dhe të atyre që janë prekur nga viktimat e terrorit nazist.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com