AktualitetPolitikëTë fundit

“U eksportuan informacione të NATO-s te vendet armike”, denoncimet e Berishës për skandalin tek AKSHI, Raportuesi i PE: Jo! S’mund të më bëni….

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri) është pyetur sot në lidhje me skandalin e AKSHI-it dhe denoncimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ky i fundit denoncoi se janë eksportuar të dhëna sekrete te NATO-s, te vendet armike të Aleancës Ushtarake. Ndërkohë raportuesi Schieder nuk pranoi që të jepte komente, ndërsa shtoi se nuk mund të fliste për gjithçka thoshte Berisha.

 

Pyetje: referuar një dosje të SPAK, për AKSHIN, kryetari i opozitës në Shqipëri, Berisha, ka etiketuar se; ky grup i strukturuar kriminal ka eksportuar te vendet armike, të grupet armike të NATO-s, informacione të NATO-s që i disponon dhe Shqipëria. A është parë si shqetësim ky denoncim nga BE kjo çështje?!

 

Raportuesi i PE: Jo! S’mund të më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe gjithçka që bën ai. Pasi do të më duhet të dalë nga roli im institucional!

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com