AktualitetPolitikëTë fundit

Lamallari: Nga Amnistia Penale përfitojnë 10 mijë shtetas, 338 përfitojnë lirim të menjëhershëm

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se nga Amnistia Penale do të përfitojnë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë.

Në një konferencë për mediet, Lamallari bëri të ditur se “338 të dënuar do të lirohen menjëherë ndërsa 980 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

“Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave dhe do të kemi miratimin e aktit në mbledhjen e qeverisë dhe në vijim depozitimin në Kuvend. Është një kategori shumë e madhe që përfitojnë, nga shifrat paraprake, duke përfshirë dhe procedimet e vitit 2024, numri i përfituesve është i lartë, 10 mijë shtetas që përfitojnë. 338 përfitojnë lirim të menjëhershme, 980 që përfitojnë ulje dënimi”, tha ai.

Lamallari theksoi se në këtë kategori personash hyjnë grupe vulnerabël, duke përfshirë dhe gra dhe të mitur që përfitojnë nga ky akt human.

“Kjo tregon që jemi shoqëri që duhet të orientohet drejt parandalimit, rehabilitimit dhe t’i japim një mundësi të dytë dhe mbështetje personave që në momente të caktuara bien pre e zbatimit represiv të ligjit. Duhet të ndryshojmë qasje dhe mendësi. Arresti me burg duhet të jetë fjala e fundit”, tha Lamallari.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com