Berisha: Në 10 shkurt protesta e radhës, ta rrëzojmë këtë diktaturë
Më 10 shkurt do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat. Ai tha se më 10 shkurt, në orën 17:00, para Kryeministrisë, do të mbahet tubimi i radhës, kundër padrejtësisë, për një qeveri teknike.
“Qytetarë dhe qytetare! Çdo përpjekje, përveç se përpjekjeve tuaja janë humbje kohe. Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë ndaj vjedhjes, ndaj narkoshtetit, ndaj varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet të shpëtojë, dhe do të shpëtojë Shqipërinë.
Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën.”, tha Berisha.
Fraksion.com

