“Zvarritja e procesit dhe skenari për djegien e afatit”, Berisha: Ja pse Rama nuk pranon heqjen e imunitetit të Ballukut. Mund ta largojë, por…
Zvarritja e procesit për imunitetit të Ballukut, a po shkon mazhoranca në djegien e skenarit të afatit 3 mujor që i duhet parlamentit kohë për të shqyrtuar kërkesë e SPAK
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk pranon t’i heqë imunitetin Ballukut sepse sipas tij është vetë i përlyer në atë dosje.
Më tej Berisha theksoi se gjithçka është e qartë dhe se edhe qytetarët tashmë e dinë se gjithçka tek AKSHI është familja Rama, Linda Rama, Armand Frangu dhe vetë kryeministri.
Pjesë nga deklarata:
Më tej Berisha nënvizoi: “PD nuk legjitimohet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Ky komision i përgjigjet qeverive, vetëm shqiptarët e kanë fjalën, është radha e tyre. Unë siguroj që termometri i zemërimit po shkon në nivele më të larta tek qytetarët. Edhe qytetarët e dinë që AKSHI është Rama me Armand Frangu, e dinë që pengjet janë marrë për qindra milionët e tyre…Ju e patë vetë uraganin…Po shkohet drejt triumfit të ligjit dhe të Kushtetutës….! Edi Rama në çdo vend që shkon, jashtë dhe brenda vendit, tani është armik i egër i kombit shqiptar. Ky është përcaktimi im i qartë.
Fraksion.com

