AktualitetTë fundit

Protesta e shoferëve të kamionëve, zhbllokohet pika kufitare e Qafë Thanës

Nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme nis zhbllokimi i pikës kufitare të Qafë Thanës dhe i të gjitha pikave të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se protesta e nisur që prej datës 26.01.2026, nga shoferët e kamionëve, do të pezullohet sot më datë 29.01.2026 dhe në orën 20:00, në të gjitha pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut do të fillojë qarkullimi normal i kamionëve.

Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Zgjidhja erdhi pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë viza për transportuesit.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com