AktualitetTë fundit

Makina u përplas me barrierat e urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një automjet ka rënë në ujë në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës.

Policia njofton se është arrestuar drejtuesi i mjetit, ndërsa ka sqaruar se 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Njoftimi: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. H., 49 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-L. Zh., 64 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com