“Bidon me benzinë te dera e banesës”, gazetari denoncon në polici kërcënimet
Gazetari Elton Tozaj denoncon në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 04:30, në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Fraksion.com

