“Pyesni Peleshin!”, SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Braçe: Zv. Kryeministrja s’ka imunitet sa kohë është nën hetim
Këshilli i Imunitetit, i cili pritej të trajtonte sot çështjen për mandatin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi mbledhja u shty.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e socialisteve, të cilët pretendojnë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve të mblidhet pasi të japë vendimin Gjykata Kushtetuese për këtë çështje.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i pyetur mbi këtë fakt nga gazetari Osman Stafa, ka deklaruar se Balluku është pa im unitet sa kohë ndaj saj po kryhet një heti
Nuk ka imunitet sa kohë që duke u hetuar është pa imunitet. Është ngritur një akuzë për të, po hetohet dhe prezumohet e pafajshme deri një vendim të formës së prerë të gjykatës, se në Kuvend çfarë nuk dëgjova. Se si e kordinon punën Këshilli i Mandateve pyesni kreun e Kuvendit”, tha ai.
Fraksion.com

