AktualitetRajoniTë fundit

Në Serbi vazhdojnë protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit

Protestat kundër qeverisë autoritare të Vuçiqit në Serbi vazhdojnë prej muajsh. Gjithnjë e më shumë po dalin në pah tema konkrete. Lëvizja e studentëve aksionet e veta nuk do t’i konsiderojë më si protestë e thjeshtë.

Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morrën shkas nga shembja e tendës përpara stacionit qendror të trenit në Novi Sad në nëntor 2024. Prej kësaj fatkeqësie gjetën vdekjen 16 vetë dhe studentët nxitën protestat duke bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiqit për neglizhencë dhe korrupsion. Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet arbitrarisht dhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që simpatizonin protestuesit.

Në vend të protestave tubime përmbajtësore

„Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më”, tha rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiç, në fjalën e tij gjatë protestës të martën në mbrëmje (27.01.2026). Vladimir Ristic, drejtor i një shkolle fillore në Pançevo pranë Beogradit, theksoi: „arsimi duhet t’i aftësojë njerëzit, të mendojnë, të krijojnë gjykimin e vet dhe të marrin pjesë në shoqëri, e jo të heshtin.” Ai tha, se jam këtu sot „si një njeri, që refuzon të tradhëtojë të ardhmen”, shtoi ai.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të blokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës. Ndërkohë ata janë përqendruar tek lufta politike për të imponuar zgjedhjet e reja të parakohshme. Sipas sondazheve kampi i Vuçiqit mund t’i humbasë këto zgjedhje. Demonstratat e tyre në rrugë studentët duan të mos i konsideorjnë më si protestë e thjeshtë, por si tubime qytetare, ku duan të trajtohen tema konkrete – si arsimi./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com