AktualitetNATO/BETë fundit

Kallas: Marrëdhënia me SHBA-në ka ndryshuar, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen e saj

Ripozicionimi i Shteteve të Bashkuara nga ana e presidentit Donald Trump ka ”tronditur” marrëdhënien transatlantike deri në themel, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes.

‘’Tani Evropës i duhet të forcojë pozicionin e saj mbrojtës dhe të marrë një rol më vendimtar në NATO’’, shtoi Kallas.

“Evropa nuk është më qendra kryesore e gravitetit të Uashingtonit. Ky ndryshim ka qenë në proces për njëfarë kohe dhe është strukturor, jo i përkohshëm”, theksoi ajo.

“Asnjë fuqi e madhe në histori nuk e ka mbështetur mbijetesën e saj tek të tjerët, dhe kështu, ka mbijetuar”, theksoi ajo.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com