“Ka një mësim të qartë nga Ukraina“, Rutte: Duhet të jemi të përgatitur për t’ju përgjigjur kërcënimeve
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, iu bashkua Ditës së Industrisë gjatë Javës së NATO-s për Kundër-Sistemeve Autonome pa Pilot (C-UAS) në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.
Eventi mblodhi mbi 100 përfaqësues nga NATO, vendet aleate dhe industria për të diskutuar se si t’i kundërvihen më së miri rreziqeve që paraqesin dronët. Kjo vjen pas vendimit të Aleatëve, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në tetor 2025, për të zgjeruar aftësitë e NATO-s kundër-dronëve.
“Dronët janë këtu për të qëndruar. Duke u rritur në sasi, duke u rritur në cilësi”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm. “Dhe nëse ka një mësim të qartë që po nxjerrim nga Ukraina… dhe veçanërisht nga ndërhyrjet e fundit në hapësirën ajrore të Aleatëve, është se ne duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi këtij kërcënimi dhe duhet të jemi të përgatitur.”
Fraksion.com

