AktualitetTë fundit

Gjykata Kushtetuese: Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit të shëndetësisë ilir Beqaj.

Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e masës arrest me burg, në të gjitha shkallët.

Ish-ministri kishte kërkuar shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com