Babai plagosi vajzën dhe kolegun e saj në Durrës, shokon dëshmitari: Pastroi gjakun nga biçaku dhe iku
Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në Durrës, ku një 56-vjeçar plagosi me mjet prerës vajzën e tij dhe kolegun e saj.
“Ai iku që aty duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi, me hapa të ngadaltë. ..as shpejtë, as i traumatizuar. Iku andej nga u fsheh. Nuk vura re asnjë traumë. E gjithë ngjarja ndodhi për 1 minutë. U zunë, u kapën, i goditi dhe ai më pas u largua. Presioni i vazhdueshëm që ai ushtronte, vinte e takonte….i thoshte vajzës; është me imja. Një herë tjetër që kaloi te zyra, indiferenca e gocës ishte evidente. Ajo ishte situatë që është akumuluar. Është problem familjar i ndërthurur ndër vite. Ai ishte pa shtëpi dhe katandi dhe kjo pesha psikologjike që ka pasur, do e ketë çuar te kjo gjë. Ai nuk ka ditur që të komunikojë me vajzën e saj. Kjo ishte dinamika. Ne dëshmuam çdo gjë në polici. Ngjarja ishte e planifikuar, pasi ai erdhi te zyra dhe i nxori direkt biçakun.”, tha dëshmitari.
Fraksion.com

