Skandali tek AKSHI, Tabaku: Gjysmë miliardë euro shkuan për një skemë kriminale, jo për inxhinierët!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kuvendi akuzoi sot qeverinë për menaxhim të dështuar të sistemit dixhital të AKSHI-t, duke e cilësuar atë si një “skemë financiare dhe kriminale”.
“Milionat e eurove nuk janë përdorur për modernizimin e sistemeve, por për të ushqyer një skemë kriminale. Vetëm vitin e fundit, AKSHI mori 200 milionë euro, ndërsa në katër vite u shpenzuan gjysmë miliard euro nga taksat e shqiptarëve,” tha Tabaku.
Sipas saj, rreziku i këtij menaxhimi të keq është i lartë, pasi sistemi dixhital, që synonte të modernizonte administratën, është i paaftë dhe ka shërbyer vetëm për interesa të ngushta politike dhe financiare.
Fraksiom.com

