“Ndoshta mendoni se kemi bërë marrëveshje, por…”, Pas kërkesës së opozitës, Balla propozon shtyrjen e votimit të 4 pr.ligjeve: Të lehtësojmë kalendarin
Pas kërkesës së opozitës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar shtyrjen e votimit të katër projektligjeve për një javë.
“Ndoshta do të mendoni se kemi bërë marrëveshje, por bazuar në rregullore, do të kërkoja shqyrtimin për një javë të katër projektligjeve. Shtyrjen e parë e kërkoj për propozimin e kolegëve, pasi janë projektligje që duhen rakorduar me Komisionin Evropian”, u shpreh Balla.
Fraksion.com

