AktualitetBota+Të fundit

Thirrje për hetim të plotë pas vrasjes të Alex Pretti

Presidenti Donald Trump po përballet me thirrje për të nisur një hetim të plotë pas vrasjes fatale të infermieres 37-vjeçare dhe shtetasit amerikan, Alex Pretti, nga agjentët federalë.

Vdekja e Pretti-t vjen më pak se tre javë pasi Renee Good u qëllua për vdekje nga një agjent i imigracionit në Minneapolis.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka përsëritur kërkesat që administrata Trump të largojë agjentët federalë nga shteti, duke thënë se SHBA-të janë në një “pikë kthese”.

Në një intervistë me Wall Street Journal të dielën, Trump thotë se administrata e tij po “shqyrton gjithçka” dhe gjithashtu tregon se ai përfundimisht mund të tërheqë agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) nga qyteti – por ai nuk dha një afat kohor për këtë.

Zyrtarët federalë dhe shtetërorë kanë dhënë rrëfime krejtësisht të ndryshme për momentet para vdekjes së Prettit.

Administrata Trump ka mbrojtur oficerin që qëlloi Prettin, ndërsa Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem thotë se Pretti u qëllua sepse po “vringtiste” një armë.

Autoritetet lokale e mohojnë këtë, duke shtuar se arma ishte e regjistruar ligjërisht dhe se Pretti u qëllua pasi arma e zjarrit u hoq.

Protestuesit kanë vazhduar të dalin në rrugët e Minneapolis dhe pjesëve të tjera të SHBA-së gjatë fundjavës pas të shtënave fatale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com