“Shqipëria mbrojti qindra hebrenj, bota duhet ta dijë”, Netanyahu në konferencë me Ramën: Kemi një mirëkuptim përtej interesave
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur sot në një takim zyrtar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Gjatë deklaratës së tij publike, Netanyahu vlerësoi rolin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se numri i hebrenjve në vend nuk u pakësua, por u rrit, falë mbrojtjes së dhënë nga shqiptarët.
Sipas Netanyahut, myslimanët shqiptarë mbrojtën qindra hebrenj dhe ndihmuan të tjerë të shpëtonin, një histori që, sipas tij, meriton të njihet më gjerësisht ndërkombëtarisht. Ai e cilësoi këtë si një rol moral të rëndësishëm të Shqipërisë “gjatë orëve më të errëta të historisë”.
Kryeministri izraelit u ndal gjithashtu te qëndrimi i Shqipërisë në mbështetje të Izraelit pas sulmeve të fundit, duke theksuar se kjo mbështetje është vlerësuar nga autoritetet izraelite.

