Investimi në Mbrojtje, Vengu: 50% e buxhetit për armë amerikane, angleze dhe izraelite
Ministri i mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se 50% e zërave të buxhetit janë investime ku përfshihen edhe blerja armeve moderne për ushtrinë shqiptare si raketat Javelin dhe Dron prej partnerëve britanik dhe amerikanë.
Në një kohë kur janë shfaqur tensione mes SHBA, Bashkimit Europian dhe Natos, ministri Vengu dha këtë përgjigje se ku qëndron Shqipëria.
Ministri Vengu u ndal edhe në shqetësimin e Beogradit për marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.
“Serbia të na bashkohet, siç e mendoni kemi marrë përgjigje refuzuese. Kemi avancuar me marrëveshje 3 paleshe”, tha ai.
Për bazën e Pashalimanit ministri Vengu tha se kemi një marrëveshje që në vitin 1992 me Turqinë, i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje.
Fraksion.com

