Babai plagosi vajzën dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte në rrugë, policia zbardh ngjarjen në Durrës
Policia zbardh ngjarjen në Durrës, ku një 56-vjeçar ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare. Sipas policisë, pre e sulmit ka rënë dhe një kalimtar i rastit, që ka ndërhyrë për të shmangur tragjedinë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.
Fraksion.com

