AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e PD-së, Berisha: Diktaturat nuk ikin me votë, por me revoltë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një fjalim përpara protestuesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë.

“Të nderuar drejtues të PD-së, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë. Vëllezër e motra, do ta nis këtë fjalë me një mesazh, që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky. Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit, asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi pranë triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë jo e lehtë.

Berisha: Rama nuk ikën me votë, por me revoltë

Berisha gjatë fjalimit të tij përpara protestuesve u shpreh se diktaturat nuk ikin me votë, por me revolta.

Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com