Policia e Shtetit: Efektivë të dëmtuar gjatë protestës
Policia e Shtetit bëri të ditur sot se gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e thirrur nga opozita, disa punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov dhe mjeteve piroteknike nga protestuesit.
Sipas njoftimit të Policisë, efektivët e dëmtuar po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga shërbimet përkatëse.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të fjalimit të drejtuesve të opozitës, kur një pjesë e protestuesve ndezën flakadanë, fishekzjarrë dhe hodhën bomba molotov në drejtim të forcave të Policisë dhe perimetrit të sigurisë përreth godinës së Kryeministrisë.
Protesta e sotme ishte tubimi i dytë kombëtar i thirrur nga opozita kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, pas protestës së mbajtur më 22 janar.
Forcat e rendit ishin të dislokuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Fraksion.com

