“Mos i prekni çunat!”, Deputeti demokrat përplasje me policët: Jeni plehra!
Deputeti i Partisë Demokratike, Besard Xhaferri, ka pasur një përplasje fizike dhe verbale me disa nga policët në terren.
Në pamje, demokrati shfaqet i irrituar me uniformat blu për shkak të nisjes së shoqërimit të disa prej protestuesve.
“O plehra. Mos i prekni çunat/ mos më prek mua! Ça të qetësohem? O plehra? Jeni çuna të rinj, por jeni plehra ta dini!”, u shpreh i tensionuar Xhaferri ndaj policëve.
Fraksion.com

