Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, protesta e opozitës zhvendoset në Kuvend
Pas përfundimit të fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që solli dhe molotovë e fishekzjarre nga protestuesit drejt Kryeministrisë, duket e opozita ka një skenar më të qartë krahasuar me marshimet e mëparshme.
Sipas raportimit të gazetarit Besa Bajraktaraj, mendohet se protestuesit po zhvendosen nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Vetë kryedemokrati apo anëtarë të tjerë të pranishëm të PD-së në protestë, nuk i janë drejtuar selisë blu deri më tani.
Fraksion.com

