AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria dhe SHBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi sot një hap të ri në bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve kibernetike.

Ky bashkëpunim synon jo vetëm forcimin e aftësive teknologjike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, por edhe shkëmbimin e eksperiencës dhe përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të standardeve të NATO-s.

Si pjesë e këtij procesi, personeli civil dhe ushtarak i Qendrës Operacionale Kibernetike – Komanda Kibernetike dhe Ndërlidhjes po ndjek një trajnim intensiv dyjavor, i drejtuar nga njësitë amerikane Multi-Domain Task Unit dhe II Marine Expeditionary Force Information Group.

Trajnimi përfshin tematika të avancuara mbi mbrojtjen kibernetike, menaxhimin e incidenteve dhe rritjen e kapaciteteve operative në ambientet digjitale.

Ministri Vengu theksoi se ky bashkëpunim i zgjeruar është një dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për të qenë pjesë e një sistemi mbrojtjeje të integruar dhe modern, duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të NATO-s.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com