“Rama, Peleshi dhe Haram Begaj u vunë rresht për të mbrojtur Lubi Ballukun”, Berisha: U paraqitën para prokurorëve për të kompletuar grushtin e shtetit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në një konferencë për media lidhur me seancën e zhvilluar një ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua çështja e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK.
Berisha hodhi akuza të forta ndaj Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e cilësuar paraqitjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese si një akt të paprecedentë në historinë e vendit.
“Sot është dita e gjykimit për këtë organizatë kriminale. Dita e djeshme do të regjistrohet në muret e kohës si një nga ditët më të zeza në historinë e ligjit, Kushtetutës dhe drejtësisë në këtë vend,” u shpreh Berisha.
Sipas tij, tre drejtuesit më të lartë të shtetit u paraqitën para Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me vendimet e gjykatave dhe të Prokurorisë për pezullimin e zv/kryeministres, të cilën Berisha e akuzoi për përfshirje në afera korruptive dhe vjedhje të mëdha.

