AktualitetPolitikëTë fundit

“Edi Rama luajti ‘shah’”, politologia: T’i ofrosh biznes vajzës, e të mendosh se e ke mirë me Trump është naive

Politologia Albana Shehaj ka komentuar Edi Ramën, i cili zgjodhi të priste Ivanka Trump në Shqipëri dhe të mos ishte i pranishëm në Davos, aty ku u nënshkruar marrëveshja për Bordin e Paqes, lëvizje që e quajti ‘të zgjuar’ por me kosto.

E ftuar sot në ‘Top Story’, politologia e Harvard-it u shpreh se ftesa për kryeministrin Rama nuk mund të jetë kurrsesi personale, për aq kohë sa ai përfaqëson Shqipërinë.

Duke bërë një analogji me lojën e shahut, ajo u shpreh se lëvizja e Ramës është naive, ndërsa u tha se ai mendon që nëse i jep një shans vajzës së Trump për të bërë biznes në Shqipëri, do të mund të përfitojë politikisht nga presidenti amerikan.

Një ftesë që i bëhet kryeministrit shqiptar nuk mund të jetë kurrë ftesë personale. Ai është figurë publike që përfaqëson shtetin shqiptar. Ajo që dua të them është që, edhe pse Rama zgjodhi lëvizjen e duhur, nëse do të pretendonim që po luanim shah, do të thoja që konsekuenca optimale e kësaj lëvizjeje ka qenë me kosto të lartë për Ramën”, u shpreh Shehaj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com