AktualitetPolitikëTë fundit

Pse nuk ishte në Davos? Rama i përgjigjet opozitës: Zgjodha të mirëprisja vajzën e Trump me lejen e babait

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se nuk ndodhej sot në Davos për të firmosur marrëveshjen e Bordit të Paqes me presidentin e ShBA, Donald Trump sepse zgjodhi të mikpriste vajzën e tij Ivanka Trump në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës se pse nuk ishte në Davos për të firmosur marrëveshjen për Bordin e paqes , Rama tha se, “meqë po përsëritet e njëjta pyetje edhe që mos shqetësoheni sepse e kuptoj që jeni shumë të shqetësuar pse unë nuk jam atje sepse mezi prisnit që të më shikonit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje midis t’i përgjigjesha ftesës së babit apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjidha me lejen e babait”.

Rama iu përjgigj edhe deputetit Fatmir Mediu duke u shprehur se, është ura që lidh Amerikën me “Rrugën e  Shpresës”.

“E dyta, duke qenë se z. Mediu është ura që lidh Amerikën me “rrugën e shpresës” unë prisja nga z. Mediu në fakt që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, po s’ka problem se nuk shohim ne asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla. Kështu që z. Mediu rrini i qetë analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne nuk na ka ardhur koha të analizojmë ata që na ftojnë”, tha Rama.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com