Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.
Partia Mundësia, zhvillon sot një protestë përballë Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dorëzoi në GJK 20 mijë firma qytetarësh në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe fundit të pandëshkueshmërisë.