AktualitetTë fundit

Fier: Mësuesi bie nga kati i gjashtë i pallatit, mbeti varur në ndërtesë!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një burrë rreth 55-vjeç, mësues i gjuhës angleze, ka rrezikuar jetën në banesën e tij.

Sipas informacionit paraprak, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për shkaqe ende të paqarta, ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët dëgjuan thirrjet dhe panikun e momentit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy automjete zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të shpëtuar mësuesin. Po ashtu, forca të shumta policore siguruan perimetrin dhe ndihmuan në menaxhimin e situatës. Falë ndërhyrjes së shpejtë, ai u shpëtua dhe u transportua me urgjencë nga ambulanca 127 drejt Urgjencës Kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij po monitorohet nga mjekët, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ndodhet edhe në ambientet e spitalit për të marrë të dhëna shtesë.

55-vjeçari është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë. Shkaqet dhe rrethanat e rënies mbeten ende të paqarta dhe nën hetim nga autoritetet përkatëse, ndërkohë që banorët e lagjes qëndrojnë të tronditur nga incidenti i ndodhur.

Ngjarja vjen si një paralajmërim për sigurinë në ndërtesa dhe rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe policore.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com