E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, teksa një 30-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati.
Raportohet se ngjarja ndodhi në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe arsyet e këtij akti. Sipas familjarëve, e reja vuante nga depresioni.
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, njoftoi policia.
Fraksion.com

