AktualitetBota+Të fundit

Ceremonia e nënshkrimit për Bordin e Paqes të Trump – Cilat vende kanë rënë dakord të bashkohen?

Sotr pritet zhvillohet një ceremoni nënshkrimi për Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

Bordi i Paqes do të përbëhet nga udhëheqës botërorë dhe fillimisht u konceptua si pjesë e planit për rindërtimin e Gazës, por mandati i tij është zgjeruar.

Të mërkurën, shtatë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Turqinë dhe Egjiptin, njoftuan se do të bashkoheshin me bordin. Izraeli gjithashtu ka konfirmuar publikisht pjesëmarrjen e tij.

Një numër vendesh ishin regjistruar tashmë – përfshirë Marokun, Bjellorusinë dhe Bahreinin.

Kanadaja, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër vendet që janë ftuar gjithashtu. Këtë mëngjes, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i tha BBC-së se vendi nuk do të ishte nënshkrues sot, duke përmendur shqetësime në lidhje me përfshirjen e Presidentit rus Vladimir Putin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com