“Lojën do ta bëja me Edin”, Kryemadhi zbulon ‘skemën’ me Metën Berishën dhe Ramën në Big Brother: Ilirit do t’i jepja…
Monika Kryemadhi ishte këtë pasdite e ftuar në ‘Ftesë në 4’ në Top Channel, ku komentoi banorët e Big Brother si dhe foli për eksperiencën e saj të re si opinioniste.
“Këtë pyetje ma ka bërë dhe vajza ime e vogël. Ajo më tha se nëse do isha në Big me Metën, Berishën dhe Ramën, ‘babi do dilte te arena dhe do thërriste banorët veç e veç dhe do i pyeste për mendimet që kanë për ty dhe do i përpunonte, Berisha do të rrinte te kolltuku dhe do i mblidheshin të gjithë mbështetësit. Ti dhe Rama te banaku duke u zënë, konfliktet do ti kishe me të, por dhe lojën bashkë me Edi Ramën e do e bëje’”, tha Monika.
Ajo u shpreh se nëse do të ishin në Big Brother: Me Ramën do ishim dy pole që do shtyheshim, por do prodhonim lojë. Do nominoja Ramën për të lehtësuar lojën time në finale. Nga Kutia e Pandorës, të mirën do ia jepja Metës, të keqen kundërshtarëve të mi, jo aq shumë Ramës… sepse u bë kohë që s’kam folur. Rama është në llogoren e vet, të keqen ne nuk na bëri Rama por ata që na tradhtuan pas krahëve.
Fraksion.com

