“Groenlanda”, Trump: Pa ne, sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht
Nga NATO dhe Europa, te Groenlanda dhe negociatat me Macron për barnat. Paparashikueshmëria e fjalimeve të Trump u vu në dukje edhe në podiumin e forumit ekonomik vjetor në Davos të Zvicrës, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kurseu kritikat për aleatët e SHBA-ve.
“Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të mbronte dot veten dhe Groenlandën; SHBA dërgoi forcat e saj në territorin e Groenlandës dhe ata nuk patën më shans që ta merrnin. Danimarka e di këtë. Ne kemi ngritur baza, kemi luftuar për Danimarkën, për ta shpëtuar atë vend. Një vend, një copë e madhe akulli, por ne e shpëtuam. Nuk lejuam armiq në hemisferën tonë dhe pas luftës, të cilën e fituam. Pa ne, ju do të flisnit gjermanisht dhe japonisht ndoshta. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës; sa budallenj u treguam, dhe ata janë mosmirënjohës.”,tha Trump.
Fraksion.com

