AktualitetTë fundit

Adriana Kalaja: Irena Gjoka u qëllua me pistoletë në sallën e gjyqit në Fier

Ish-kandidatja e PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Adriana Kalaja, ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në “Oponencë” ku u shpreh se vite më parë gjyqtarja Irena Gjoka, është qëlluar me pistoletë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Fierit vite më parë.

“Thuhet se ka qenë sekretarja që e ka shpëtuar për fije, falë intuitës së saj. Nuk e di pse kjo cështje nuk është hapur më pas kësaj ngjarje”, tha Kalaja.

Kalaja tha se autorët e sulmit janë pala e përfshirë në çështje, duke theksuar se ka qenë pothuajse e njëjta situatë me avokatin Astrit Kalaja që u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com