“Pse i jep makinës kështu?!” e vrau me çekiç, 57-vjeçarin në aksin Mamurras-Krujë: Detaje
Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh, ku konflikti mes dy drejtuesve të automjeteve përfundoi me pasojë fatale.
Sipas informacioneve të deritanishme, viktima është shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një përplasjeje mes automjetit të tij dhe automjetit të një shtetasi tjetër, çka ka sjellë një debat të ashpër mes palëve.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se konflikti ka agravuar për shkak të një sherri lidhur me përparësinë e kalimit me makinë, ku palët janë përfshirë fillimisht në debate verbale dhe më pas në përplasje fizike.
Gjatë sherrit, Petrit Ndou është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale.
Si autor i dyshuar është identifikuar shtetasi Andi Vokrri, 28 vjeç, i cili është shoqëruar nga Policia dhe ndodhet në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sqarimin e rolit të secilit të përfshirë dhe administrimin e provave.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Pas ngjarjes, janë pyetur e ëma e të dyshuarit, Dh. N. dhe bashkëshortja e tij, G. Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe K. Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën
Njoftimi:
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.
Fraksion.com

