AktualitetTë fundit

Ndërron jetë në spital Mihal Mërkuri, i dënuari me 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një i dënuar i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri. Ky i fundit rezultonte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Mihal Mërkuri, ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.  Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. Mihal Mërkuri nga Saranda, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

NJOFTIM PËR SHTYP

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë. Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë. I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com