Uncategorized

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Ish- kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Roshi që është tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati.

Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.
Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme. Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative. Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com