Gjykata Administrative kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë: Shkarkimi në kundërshtim me ligjin
Gjykata Administrative vendosi rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.
Sipas vendimit gjyqësor, shkarkimi i tij është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin dhe përbën shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.
Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur gjendjen juridike të mëparshme të Dokushit.
Alban Dokushi ishte shkarkuar nga detyra me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë, Anuela Ristani, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Gjykata ka detyruar Bashkinë e Tiranës që ta rikthejë Dokushin menjëherë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Fraksion.com

