Britania s’ka pse të quhet “e Madhe”, Lavrov: Bashkëpunim me SHBA për Ballkanin, Groenlanda s’është e Danimarkës
Rusia po i fërkon duart nga përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës lidhur me Groenlandën. Teksa retorika e Trump ndaj udhëheqësve europianë përshkallëzohet gjithmonë e më shumë, Moska nuk humb rastin për të ndërhyrë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, komentoi se Groenlanda nuk ishte pjesë natyrale e Danimarkës, ndërsa tha se problemi i ish-territoreve koloniale po bëhej gjithmonë e më akut.
Shefi i diplomacisë ruse sulmoi Britaninë e Madhe, të cilën e ka shpallur si armikun kryesor për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës. Sipas Lavrovit, Britania nuk ka pse ta quajë veten “e madhe”.
“Pa ofendim, por mendoj se duhet të quhet thjesht ‘Britani’. Sepse me ‘Britani të Madhe’, ky është i vetmi rast në histori kur një vend e quan veten ‘të madh’”, tha ai.
Ndërsa përjashtoi mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me liderët europianë, Lavrov u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me SHBA-në lidhur me Ballkanin, mbi atë që po ndodh në Bosnje, por edhe në vende të tjera.
Fraksion.com

