SHBA-të justifikojnë qëndrimin ndaj Groenlandës
Kryeministrja daneze: “Nuk jemi ne ata që kërkojnë konflikt”
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e kritikoi ashpër kërcënimin e Donald Trumpit për tarifa të reja. “Nuk jemi ne ata që kërkojmë konflikt”, i tha ajo agjencisë daneze të lajmeve Ritzau. Ajo tha se ka marrë sinjale të ngjashme nga vendet e tjera evropiane. “Tani po bëhet edhe më e qartë se kjo është një çështje që shtrihet përtej kufijve tanë”, tha Frederiksen.
Evropianët paralajmërojnë Trumpin
Gjermania dhe shtatë shtetet e tjera evropiane të prekura nga tarifat doganore e hodhën poshtë kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Trump për këto tarifa. “Kërcënimet për tarifa doganore minojnë marrëdhëniet transatlantike dhe mbartin rrezikun e përshkallëzimit”, thuhet në një deklaratë të Gjermanisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Misioni i përbashkët i eksplorimit në Groenlandë “nuk përbën kërcënim për askënd”. Këto vende janë të vendosura të mbështesin sovranitetin e tyre dhe të qëndrojnë në krah të Danimarkës dhe Grenlandës, përfundon deklarata./dw
Fraksion.com

